AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 21:56

Shefja e Infektivit tregon katër stadet e Covid dhe simptomat e tyre

Shefja e Infektivit tregon katër stadet e Covid dhe simptomat e tyre

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se cilat janë katër stadet e Covid.

Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër fazaa e sëmundjes, pacientët që kakojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.

Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma;

Forma e lehte ( Stadi I)

Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti, bllokim të hundëve, rinorre, artromialgji. Pa shenja te pneumonise.

 Forma e mesme( Stadi II)

Shenjat e përgjitheshme si këputja, temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla, mialgjia dhe shenjat respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë. Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial, sidomos në periferi të parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore. Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë )

Forma e rëndë (Stadi III)

Kriteret që përcaktojnë këtë formë janë:

– takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,

– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),

– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50% brenda 24-48 orëve.

Forma shumë e rëndë (Stadi IV)

Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:

– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.

– shfaqja e shokut,

– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në njësinë e terapisë intensive.

Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit, treguese, që i sëmuri po shkon drejt formes së rëndë apo shumë të rëndë.

Në to përfshihen:

– linfocitopenia progresive,

– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,

– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.