TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka adresuar për herë të parë, akuzat e Erion Veliajt, mazhorancës dhe disa qarqeve mediatike, se ai jeton në një vilë në kompleksin e ndërtuar nga një oligark. Basha tha se është zhvendosur në një banesë të re, pas tërmetit që i dëmtoi shtëpinë dhe se banesa i është marrë me qira një familje që e ka në pronësi dhe jo një oligarku. Basha deklaroi se e ka kallëzuar penalisht Erion Veliajn dhe se kryebashkikau i Tiranës, nuk është paraqitur në gjyq, duke u fshehur.
Pjesë nga biseda:
Balla: Diksuh mund të thotë, Zoti Basha, na flet për oligarkë, zoti Basha jeton në vilat e oligarkëve? Me thënë të vërtetën unë jam interesuar, e di që ka një arsye personale, por në sytë e publikut, që thotë vendi po vihet në varfëri për shkak të oligarkëve dhe jeton në vilat e ndërtuara nga oligarku që keni denoncuar...
Basha: E para, është e vërtet që kam jetuar në një apartament, që në siparfaqje është më i madh se godina ku jemi vendosur me qira. Është bërë për shkak të dëmit që pësoi tarraca dhe e gjithë shkalla gjatë tërmetit dhe për një motiv që nuk kam zgjedhur ta bëj publik.
Në ambjentin që kam më qira, që është më i vogël, marrëdhënia është mes familjes time dhe një familje që s’ka lidhje me asnjë oligark. Është një familje normale, tiranase. Akuzat, të cilat i referoheni, janë pjesë e një strategjie përbaltje. Unë i kam përgënjeshtruar dhe kam bërë disa kallëzime penale, të cilave shpifësi u është shmangur, nuk është paraqitur as shpifësi dhe as avokati i shpifësit. Thënë kjo, pasuria ime dhe e bashkëshortes time kanë qenë transparente që prej ditës time të parë në politikë dhe ky kryeministër ka patur të gjithë mekanizmat, për të gërmuar çdo cent të familjes time. Nuk e ka bërë sepse gjithçka është transparente dhe në dritën e diellit. Gjithçka kam deklaruar ka burime të ligjshme.
Balla: Zoti Basha, do të ishte shumë t’ju pyesja, në raport me të vërtetën, përse nuk i bëni publike kontratat?
Basha: Nuk i kam mbajtur unë të fshehta, janë në Drejtorinë e Tatimeve. Edi Rama tani i futet çdo njeriu në dhomën e gjumit. Doli një person në Durrës, foli për tamponët dhe Edi Rama i nxorri notat e gjimnazit. Ky që nuk di të kaluarën e kryetarit të bashkisë dhe mikut trafikant qeniesh njerëzore dhe thotë nuk e dija, ky çdokujt që i shkruan, i nxjerr të dhënat personale. Rama e ka kontratën dhe e ka parë!
/TPZ.al/