AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 22:03

Basha zbulon skandalin: Spitalet shqiptare kanë protokolle të ndryshme për trajtimin e Covid-19!

Basha zbulon skandalin: Spitalet shqiptare kanë protokolle të ndryshme


Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin "Real Story", ka zbuluar një skandal lidhur me mënyrën se si trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Basha ka thënë se në spitalet shqiptare, ku trajtohen pacientët me Covid-19,  nuk ka një protokoll të unifikuar, por stafet mjekësore, operojnë me disa protokolle, çka nëse rezulton e vërtetë, do të ishte një skandal.

"Më kanë thënë mjekët, protokolli i trajtimit te Shefqet Ndroqi është ndryshe nga spitalet e tjera, janë dy protokolle. Si mund të jetë ndryshe protokolli? Psë është kaq e vështirë të kemi një protokoll të unifikuar në të gjithë spitalet? Mjekët thonë se protokolli, është ndryshe tek Shefqet Ndroqi dhe ndryshe tek Covid 3, pra ka një kaos. ", u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës, foli edhe për rastet kur pacientët mbahen në ambulanca, për shkak të mungesës së kapacitetit të spitaleve.

"Profesorë brenda spitalit, thonë që pacientët dergjen në ambulancë, sepse presin ose të largojnë dikë, ose të vdesë dikush. Zgjedh të besoj këta, që rrezikojnë jetën dhe jo buroktratët, Edi Ramën dhe propagandën e tij", tha Basha.

Ai gjithashtu deklaroi se në Shqipëri bëhen pak testime për Covid-19 dhe se kjo gjë ka sjellë rritjen e infektimeve.

"Numri i ulët i testimeve ka sjellë edhe përhapjen e infektionit. Nëse infektohesh dhe nuk ke mundësi të bësh tamponin shpejt dhe të marrësh rezultatin shpejt, përgjigja të vjen pas një jave. Në këto ditë, ke takuar me dhjetëra të tjerë, secili është kthyer në burim infeksioni për dhjetëra të tjerë. Mungesa e testimeve është arsye kryesore, përse përhpaje e infeksionit ka marrë këto dimensione. Ju e dini se numri i infeksioneve dhe fataliteteve nuk është ky që raportohet. Unë, që prej fillimit të pandemisë, kam thënë duhen bërë testime, testime, testime!", deklaroi Basha.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/11/12/akuzat-se-hetoi-luftetaret-e-uck-se-basha-shpifje-e-plote-rama-tradhetoi-kosoven-kur-thaci-dhe-krasniqi-ishin-ne-hage/