AKTUALITET, 28 Mars 2018, 22:56

Kush është Ri-Sol-ju, ish-valltarja që bëri kurs 6-mujor para se të martohej me Kim?!

Ri Sol-ju u fotografua duke shoqëruar burrin e saj Kim Jong-un teksa ai vizitoi Pekinin këtë javë, por kush është në të vërtetë gruaja e diktatorit?

Për Ri-në ka fare pak informacione, nuk dihet se kush janë prindërit e saj dhe se si ishte jeta e saj përpara se të martohej me Kim-in.

Edhe emri i saj mbetet misterioz, pasi ekspertët mendojnë se Ri është në fakt një pseudonim për ta mbajtur të fshehtë jetën e saj përpara martesës.

Ajo është fotografuar për herë të parë përkrah Kimit më 2012-n në një koncert dhe Koreja e Veriut më pas konfirmoi se ajo është gruaja e Kimit, por pa thënë asgjë tjetër për të.

Në atë pikë ajo u shfaqë edhe shumë herë të tjera përkrah tij ndëmrjet viteve 2012-2014 për t’u zhdukur më pas nga publiku për një kohë të gjatë deri sa u rishfaq së fundmi, kur prania e saj tërhoqi mjaft vëmendje.

Disa burime për mediat e Koresë së Jugut ku ajo është identifikuar për herë të parë kanë thënë se ajo është një ish-këngëtare dhe valltare, dhe mund të ketë lindur ndërmjet viteve 1985-1989.

Mësohet se ajo ëhstë fotografuar në vitin 2005 në Korenë e Jugut ku merrte pjesë në kampionatin aziatik të atletikës si pjesë e ekipit të valltareve nga Koreja e Veriut.

Disa të tjerë thonë se ishte një këngëtare e orkestrës Unhasu që mendohet se jepte shfaqje për Kimin dhe babain e tij, Kim Jong-il, gjatë një koncerti të Vitit të Ri më 2010-n.

Mendohet se Kim e ka njohur pikërisht në këtë koncert gruan.

Përpara se të martohej me Kimin, Ri mësohet se u dërgua në universitetin Kim Il-sung, më prestigjiozi në vend, për të bërë një kurs gjashtë-mujor për t’u bërë zonja e parë.