TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim. Sipas saj Arben Veizaj ishte i dënuar me 15 vite burg nga drejtësia për "Trafikim të të miturëve" dhe "falsifikim dokumentesh".
Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe "Falsifikim i pasaportave" e kryer në bashkëpunim.
Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
- Arben Veizaj, 54 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturëve" e kryer në bashkëpunim dhe " Falsifikimi i pasaportave" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme proçeduriale./TPZ.AL