AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 22:35

Qeni HERO i Ushtrisë së Kosovës, deri tani ka shpëtuar tre persona nga rrënojat! (foto)

Qeni i trajnuar nga Ushtria e Kosovës, ka shpëtuar deri në këto momente tre persona, duke i identifikuar nën rrënoja dhe më pas ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Raportohet se pa ndihmën e këtyre qenve, identifikimi i personave nën rrënoja do të kishte qenë shumë i vështirë.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë i shkallës rihter, ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, një tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme.