TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, është shfaqur ditën e sotme, në Dropull në një dëgjesë me përfaqësuesit e pakicës kombëtare greke.
Në fillim të bisedës, njëri nga qytetarët e ftuar në takim, ka thënë se dëshiron të flasë për hallet e banorëve të zonës dhe jo për drogën dhe ministrat e brendshëm, një skenar që duket se është përgatitur nga vetë Rama.
Kryeministri i veshur me rroba sportive, është përgjigjur duke thënë: " Po deshe flasim për ministrin, edhe ish ministrin, edhe drogën, por meqë nuk deshe nuk flasim".
Rikthimi i Ramës në terren, për "llogaridhënie" dhe dëgjesa publike, duket se ka për qëllim të tregojë se qeveria vazhdon punën normalisht, e pandikuar nga skandali "Xhafaj" dhe kryeministri po e eviton me të gjitha mënyrat diskutimin për këtë "patate të nxehtë", që ka në duar.
Partia Demokratike ka publikuar prej ditësh një audio përgjim dhe materiale të tjera, të cilat pretendon se tregojnë implikimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj në trafikun e drogës. Pritet që kjo parti të publikojë sot një tjetër material që e konsideron si provë kundër Agron Xhafajt.
/TPZ.AL/
