TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë dëshmuar në prokurori të tre zyrtarët e PD-së, të cilët publikuan audio-përgjimin e Agron Xhafajt ku sipas PArtisë Demokratike flitej për pazare droge mes vëllait të ministrit të Brendshmë dhe një personi tjetër.
Kështu, pas deputetit Ervin Salianji si dhe këshilltarit ligjor në PD Gazmend Bardhi ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti tjetër i PD, Enkelejd Alibeaj. Duke folur jashtë ambienteve të prokurorisë, deputeti i PD tha se procesi penal nuk duhet të merret penga nga Rama dhe ministri Xhafaj.
“Ky vend ka nevojë për një revoltë siç ishte ajo e Spaçit si sot 45 vite më parë. Jam përfaqësues i viktimave të këtij aktiviteti kriminal. Duhet të vijnë të dëshmojnë edhe persona të tjerë si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Viktima janë të gjithë shqiptarët” – tha Alibeaj.
Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi janë tre demokratët që kanë bërë denoncimet për këtë çështje, duke nisur me dënimin në Itali të Agron Xhafaj, më pas me akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka ndryshuar kodin penal për të mbrojtur vëllain e tij e deri tek publikimi i audio-përgjimit.