TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për dëshmi në lidhje me audioregjistrimin e vëllait të ministrit Xhafaj, dy deputetët e PD-së dhe espertin ligjor, Gazmend Bardhi, që e bënë publike pak ditë më parë.
“Panorama” mëson se në Prokurori do të dëshmojnë ditën e sotme, në orën 10:00, deputetët Ervin Salianji, Enkeljd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte audioregjistrimin. Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.
Gjithashtu, në Prokurori është administruar edhe një material zanor nga Agron Xhafaj, që të bëhen krahasimet për zërin nëse realisht i përket atij. Ky i fundit është nisur me avokatin në Itali, për t’u sqaruar me autoritetet italiane në lidhje me dënimin e marrë atje vite më parë.
Kallëzimi i rremë, i bashkuar tashmë me çështjen e trafikut të narkotikëve po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një çështje e vetme. Tre përfaqësuesit e Partisë Demokratike, në rolin e personave që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin, janë paraqitur sot në mëngjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.