AKTUALITET, 21 Maj 2018, 11:14

VIDEO/ Disa të dehur e disa të papërgjegjshëm, shihni si kalojnë drejtuesit e mjeteve me semafor të kuq në Tiranë

VIDEO/ Disa të dehur e disa të papërgjegjshëm, shihni si

Policia Rrugore e Tiranës raporton se janë hequr lejet e drejtimit për një sërë shoferësh pasi janë kapur duke ngarë mjetin nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa disa të tjerë nuk denjojnë të ndalojnë në semafor të kuq. Video më poshtë është bërë tek Unaza e Re, ku shihet qartë mosrespektimi i semaforit.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e Kryeqytetit, ku u konstatuan:

• 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

• Tërhiqen 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

• 23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh.

• 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• Merren 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.