AKTUALITET, 21 Maj 2018, 13:26

Librazhdi shpall “Qytetar nderi” ambasadorin amerikan Donald Lu

Librazhdi shpall “Qytetar nderi” ambasadorin amerikan Donald Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia Librazhd.

Motivacioni ishte” “Një mik i veçantë i cili erdhi e ul këmbëkryq në odat e krahinës mikpritëse të Librazhdit.

Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu”.

Këshilli i Bashkisë së Librazhdit ishte në unanimitet të plotë me të gjithë forcat politike të këtij qyteti për t’i akorduar këtë titull zyrtarit amerikan