AKTUALITET, 21 Maj 2018, 14:06

Vrasësi i komisar Artan Cukut i shpëton burgimit të përjetshëm

Vrasësi i komisar Artan Cukut i shpëton burgimit të

Mikel Shalari, vrasësi i komisar Artan Cukut i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm pasi ka bashkëpunuar me drejtësinë. Ai ka treguar se urdhrin e ka marrë nga Bledar Jambelli.

Janë mbyllur kështu hetimet për Shalarin, i cili merr statusin “bashkëpunëtor i drejtësisë”. Marrëveshja për statusin është dërguar në gjykatë dhe si rrjedhim ai përfiton dënim të shkurtuar. Shalari akuzohet për vrasje për shkak të cilësive të veçanta.