TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë për prestigjiozen britanike “Financial Times”, kryeministri Edi Rama tha se Shqipërisë rrezikon t’i bëhet një “dëm kolateral” nga “ndarjet e Bashkimit Evropian për zgjerimin”.
“Ne u premë dy herë në besë nga Evropa brutalisht, një herë për pesë shekuj nën Perandorinë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Evropa që na shkurton brutalisht nga vetvetja.” – është shprehur Rama, që shtoi se vendimi për të moshapjen e negociatave të pranimit la një “tronditje të rëndë psikologjike në vend” dhe dëmtoi besueshmërinë e bllokut në rajon.
Më tej në intervistën që është realizuar edhe me kryeminstrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksohet se liderët e dy vendeve kandidate të rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmërojnë se “po përballen me një rrezik të rritjes së nacionalizmit dhe shpalosjes së reformave ekonomike pasi BE mbylli derën për të disatin vit radhazi dhe u shuajtën shpresat për anëtarësimin në Union”. “Paralajmërimet e të dy udhëheqësve të Ballkanit nënvizojnë frikën e analistëve se dështimi i BE-së për të vazhduar procesin e pranimit të të dy vendeve do të destabilizojë një rajon delikate gjeopolitikisht, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën po rritet.“- shkruan “Financial Times”.
Shefi i qeverisë shqiptare ka përsëritur “refrenin” se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së nuk ishte “në të vërtetë një alibi e vazhdueshme për atë që është çështja thelbësore. Evropa është në një periudhë ku do të përkeqësohet para se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj”.
Megjithatë, hapja e bisedimeve të anëtarësimit Bruksel-Tiranë, u kundërshtua nga Franca përtej rrafshit të arsyeve të ngutjes për reformim të brendshëm. Presidenti Emannuel Macron vuri theksin tek progresi i pamfjaftueshëm i vendit që është reflektuar sipas tij në problemet e mprehta të korrupsionit, krimit të organizuar, shtetit së të drejtës, si dhe nevojës së madhe për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptar për çështjen e azilantëve të shumtë shqiptarë në Francë. Ndërsa, “thembra e Aklilit” që disavantazhoi Shqipërinë me mosdryshimin e qendrimit kritik të Holandës ishte krimi i organizuar, që u bë edhe shkak për kërkesën e disa prej partive holandeze për rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët. Qendrim kritik pati po ashtu edhe Danimarka.