TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë më parë, futbolli serb u shokua nga një ngjarje e rëndë në Beograd, aty ku i vdekur mbeti një nga tifozët më të rrezikshëm të Partizanit të Beogradit, Ljubomir Markoviç.
37-vjeçari njihej si një nga më të rrezikshmit në tifoskenën serbe dhe jo vetëm.
Ai u sulmua në Beograd nga një person që ende nuk është identifikuar dhe ka tentuar të largohet.
Megjithatë, agresori e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas e ka vrarë me 6 plumba nga të cilët, 2 e kanë kapur në kokë duke mos i dhënë asnjë shans për të jetuar pas këtij sulmi.
Së fundmi, është publikuar edhe një video nga momenti kur Markoviç është sulmuar dhe shihet se ka tentuar të largohet.
Atij i është gjetur edhe një pistoletë me vete, por të cilën nuk ka arritur ta përdorë për të mbrojtur veten.
Pak vite më parë, Markoviç kishte vrarë një tifoz të Tuluzës dhe si duket, ka paguar për vrasjen e kryer.