AKTUALITET, 4 Nëntor 2019, 12:30

Goditi me “Audin” e blinduar makinën e shefit të Policisë/ Krimet e Rënda kërkojnë shtatë vite burg për Suel Çelën

Goditi me “Audin” e blinduar makinën e shefit të


Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vite burg për Suel Çelën tashmë në kërkim, ndërsa për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin kërkon nga 6 vite burg.

Të tre janë të pandehur për goditjen e mjetit të zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit nga ‘Audi’ i blinduar në tregun Ushqimor në Elbasan.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara.

Efektivët ndaluan një mjet luksoz me vlerë rreth 100 000 euro, dhe pikërisht në atë moment një “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.

Më pas, mjeti i blinduar që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.

Pas këtij incidenti ka nisur dhe operacion me praninë e FNSH dhe RENEA, ku shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.