AKTUALITET, 4 Nëntor 2019, 13:18

Alarm në Parlamentin britanik, kryetares së Liberal Demokratëve i vjen një pako me pluhur të bardhë në zyrë

Alarm në Parlamentin britanik, kryetares së Liberal Demokratëve i
Parlamenti britanik është izoluar, pasi një pako me pluhur të bardhë ka mbërritur në adresë të kryetares së Partisë Liberal Demokrate, Jo Swinson. Substanca mbërriti në zyrën e Swinson, në një pjesë të godinës së parlamentit, ku shumica e deputetëve kanë zyrat e tyre.

Policia ka mbyllur një pjesë të katit ku ndodhet kjo zyrë.

Deri në këto momente, askush nuk është dëmtuar nga stafi i Swinson, nga kjo substancë dhe policia po e teston, për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Tensionet janë mjaft të larta në Mbretërinë e Bashkuar, përpara zgjedhjeve të parakohshme që do të zhvillohen në datën 12 dhjetor.

/TPZ.al/