AKTUALITET, 17 Prill 2020, 21:52

“Rama nuk fal asgjë”- Zëdhënësja e PD: Asnjë gjobë dhe as heqja e patentave nuk ishte e mbështetur në ligj, por…

“Rama nuk fal asgjë”- Zëdhënësja e PD:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke komentuar vendimin e qeverisë për të falur gjobat e vendosura në periudhën e izolimit, thotë se kryeministri nuk fal asgjë dhe se, këto gjoba apo heqja e patentave ishte bërë pa u bazuar në ligj.

Sipas saj, vendimet do të ktheheshin mbrapsht pas apelimeve nga qytetarët.

Reagimi i plotë:

Rama nuk fal asgje! Gjobat, heqja e patentave edhe sekuestrimi i makines jane masa qe kane nderrmarr policet duke lexuar facebookun e Rames dhe jo ne ligj!

Asnje gjobe, asnje mase ndeshkimore nuk ka qene e mbeshtetur ne ligj, fashat orare qe ndryshonin cdo jave nuk kane qene te shkruajtura ne asnje akt normativ dhe ne asnje fletore zyrtare.

Ato vendime do ktheheshin mbrapsh me cdo apelim qe do benin qytetaret! Ato ishin vendime te paligjshme te policise qe mban si kushtetute dhe ligj, statuset edhe videot e Edi Rames.

Eshte turpi i tij qe tallet me qytetaret edhe vazhdon komandon nga facebooku!