TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy automjete janë përfshirë nga flakët në Elbasan. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Një nga automjetet raportohet të jetë në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.
Mësohet gjithashtu se automjeti tjetër është në pronësi të gruas së gjyqtarit. Bashkëshortja e Vrionit është punonjëse në zyrën e urbanistikës në Bashkinë Elbasan. Burime për Abc News bëjnë të ditur se automjeti me targa AA040OK ka qenë i parkuar pranë banesës së ish-kryetarit Vrioni.
Mësohet se makinave u është vënë flaka nga dy persona të maskuar. Arben Vrioni është ish-gjyqtar i Apelit në Durrës, i cili u shkarkuar nga Vettingu më 22 nëntor të vitit të shkuar.