AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 10:35

Gara për kreun e SPAK/ ‘Isha 9 vjet i mbrojtur nga Policia e Shtetit’, Dumani tregon avantazhet që ka ndaj kolegëve dhe pranon: Pika ime e dobët është…

Gara për kreun e SPAK/ ‘Isha 9 vjet i mbrojtur nga Policia e


I pari që ka nisur seancën e intervistomi live nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kryetar të Strukturës së Posaçme, e njohur me emrin SPAK është kandidati Altin Dumani.

Në nisje të prezantimit të tij para KLP-së, Dumani shpalosi pjesët kryesore të platformës së tij për mënyrën se si SPAK do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Plani i detajuar është paraqitur pranë KLP”- theksoi ai duke shtuar se “Ligji e ka rregulluar strukturën e SPAK dhe akti i parë është rregullorja e funksionimit të SPAK.

Duket organizuar puna sipas specializimet që kanë prokurorët. Duhet emëruar drejtuesin e BKH sa më parë. SPAK do të synojë të ketë në administratën e saj njerëz profesionist, me integritet të lartë”- tha ai, duke nënvizuar se “do të jem shumë kërkues ndaj kritereve për përzgjedhjes e administratës”.

Seiti: SPAK është maja e karrierës së çdo prokurori. Ju keni investuar për veten tuaj për të përçuar cilësitë tuaj tek kolegët, tek publiku?

Dumani: Lidershipi i SPAK do krijojë frymën në gjithë institucionin. Punoj në grup, gjithë energjitë e mia për të nxitur dhe mbështetur punën në grup. Kam cilësitë e duhura për të drejtuar.

Sander Beci: Jemi para ngritjes së një strukture të re, e pa ngjashme me asnjë tjetër në sistemin e drejtësisë. Pikat e forta dhe të dobta që ia njihni vetes në raport me kandidatë të tjerë?

Dumani: Vlerësoj maksimalisht të dy koleget që kandidojnë. Besoj se pika ime e fortë është eksperienca e pasur 20 vjeçare në luftën kundër krimit të organizuar.

Kam kaluar mbi 4000 dosje kua jam përballur me gjithë ngjarjet e mundshme në gjithë territorit.

Karriera ime është fokusuar në luftën kundër krimit organizuar, kam demonstruar këtë, kam qene drejtues e Krimeve te Renda. Kam drejtuar grupe hetime duke arritur te zbardhim çështje te rëndësishme.

Çmoj punën ne grup dhe vlerësoj mendimet dhe punën e kolegeve te mi. Kam organizuar shume agjensi zbatimi te ligjit për luftën kundër krimit te organizuar.

Kam qene 9 vjet i mbrojtur nga Policia e Shtetit por kam vazhduar pa u trembur nga presionet. Kam një pike e dobët: menaxhimi i kohës deri aty ku harroj çdo gjë tjetër dhe familjen për të përmbushur misionin tim.