TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa gazetarët janë duke protestuar përballë Kuvendit, kundër ligjeve censuruese dhe që synojnë të vendosin nën kontroll dhe presion median online, kryeministri është shfaqur në një takim për diasporën.
Ai ka folur në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinativ të Diasporës.
Paraditen e sotme, pritet që Kuvendi të miratojë "Paketën Anti-shpifje", e kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar, si një paketë ligjesh që cënojnë fjalën e lirë.
Lideri Rama, që tashmë ka grumbulluar pushtet thuajse absolut, po tenton të miratojë ligje censuruese, të cilat do të vendosin nën presion edhe disa fragmente të medias të pa kontrolluara nga pushteti.
/TPZ.al/