TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vorë ku janë përplasur me njëri-tjetrin tre mjete dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person si dhe ndryshe nga sa u raportua në fillim nuk janë dy persona të plagosur por një, i cili po drejtonte njërin nga mjetet e përfshira në aksident.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, 30- vjeç mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
Sipas Policisë, shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën dytësore Vorë, drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.
Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.