TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në Ora News, u shpreh i kënaqur nga procesi i Vettingut. Por kjo vetëkënaqësi e Ramës shkoi deri aty sa deklaroi se tani janë kapur peshq të mëdhenj. Por mesa duket peshqit e mëdhenj të Donald Lu-së ndryshojnë nga peshqit e mëdhenjë të Edi Ramës. Teksa të gjithë presin që para drejtësisë të shkojnë politikanët e korruptuar që kanë katandisur si mos më keq këtë vend këto 28 vite, Rama la të kuptohet se peshq të mëdhenj do të jenë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët.
Ilva Tare: Në fjalimet tuaja është vënë re edhe më përpara, një lloj përdorimi i Vettingut për t'i kërcënuar gjyqtarët, gati ka nga ata që e shohin si shantazh, si kërcënim. Pse përdorni këtë gjuhë ndaj gjyqtarëve?
Edi Rama: Nuk kam kërcënuar askënd. Kërcënim quhet kur i drejtohesh dikujt specifikisht. Ndërsa kur flet për një fenomen që e ka vrarë dhe rivrarë shoqërinë shqiptare që është drejtësia e korruptuar nuk quhet kërcënim, quhet vënie në sytë e të gjithëve të faktit se kemi të bëjmë me një kancer që duhet ta luftojmë me cdo kusht dhe pa asnjë mëshirë.
Ilva Tare: Mund të përdornit një gjuhë më të kujdesshme ndaj gjyqtarëve që ndihen të kërcënuar nga ana juaj?
Edi Rama: Nuk ka askush pse të ndihet i kërcënuar. Në sistem ka plot gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë pritur këtë ditë që të lihen të qetë të bëjnë punën e tyre si profesionistë me integritet dhe të mos jenë si mollët në një arkë me mollët e kalbura.
Ilva Tare: Po ecën vettingu?
Edi Rama: Më mirë se sipas pritshmërive të mia. Në një kohë shumë të shkurtër janë vetëpastruar nga sistemi mbi 20 vetë. Nuk bëhet fjalë për peshq të vegjël, bëhet fjalë për peshq të mëdhenj.
Ilva Tare: Këta aktualët që janë larguar deri tani?
Edi Rama: Një pjesë e tyre janë peshq të mëdhenj.
Ilva Tare: Për kë e keni fjalën? Për ish-prokurorin e përgjithsëm?
Edi Rama: Janë autoritete deri dje shumë të larta të sistemit tonë gjyqësor, në këtë kuptim.
TPZ.AL