TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se, brenda afatit kushtetues, që është dita e premte, Presidenti Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm.
S’ka asnjë arsye të kalojë përmes të premtes se është mekanike, tha kreu i qeverisë në emisionin “Repolitix”.
Nuk është nevoja për një tjetër takim, u shpreh kreu i qeverisë.
Shpresoj që Presidenti Meta mos të jetë “viktimë” e gjendjes psikologjike të opozitës, u shpreh Rama. “Shpresoj mos të jetë viktimë e gjendjes psikologjike të opozitës për të luajtur një rol destruktiv. Këtë s’dua ta besoj. Për sa kohë se besoj këtë me çështjen është aktiv, s’është aktiv kjo zgjidhet. Se ça ka ndodhur herën e parë, është (ushtarak) aktiv, s’është aktiv, se kam kuptuar”, tha shefi i qeverisë.
Kryeministri Rama çoi për dekretimin emrin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm, por Presidenti Meta nuk e dekretoi. Në këto kushte, Kryeministri e çoi për dekretim për herë të dytë dhe tanimë, kryeministri shprehet optimist në një vendim ndryshe të kreut të shtetit.