TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama iu rikthyer debatit për paketën anti-shpifje, pasi në një postim në rrejtin social Twitter shkruan se është takuar në Vjenë me përfaqësuesin e lirisë së medias, Harlem Desir.
Nga takimi në selinë e OSBE-së, Rama shkruan se do të çelet një konsultim publik lidhur me këtë paketë, dhe pastaj do të votohet në Kuvend pas Vitit të Ri. Sa herë kryeministri gjendet në vështirësi, duket se i rikthehet nismave fallco për të zhvendosur vëmendjen. Konkretisht, Edi Rama po përballet me bojkotin e opozitës, protestat e qytetarëve që po u prishen shtëpitë në Unazën e Madhe, akuzat për korrupsion galopant në rradhët e qeverisë dhe përgjimet e zyrtarëve më të lartë të Rilindjes, që komunikojnë me kriminelët. Në këto kushte, Rama po i rikthehet paketës anti shpifje.
Postimi i plotë:
Në selinë e OSBE në Vienë me @harlemdesir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.