TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më në fund Shqipëria mund të marrë frymë thellë pasi nuk do të bjerë në Ligën D. Kjo nuk është aspak meritë e kuqezinjve, por e kundërshtarëve që kanë bërë më keq se skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi.
Sipas rregullores, në Ligën D binin 3 skuadrat e katërta në grupet e tjera dhe meqë grupi i Shqipërisë ishte me 3 ekipe, do të binte edhe e treta më e dobët në bazë të një klasifikimi ku skuadrave i hiqeshin rezultat e ndeshjeve me ekipin që mbyllte grupin.
Deri më sot, Shqipëria ishte në rrezik, pasi një fitore e Qipros dhe një e Malit të Zi, i hapte rrugë rënies në Ligën D. Por sot, Norvegjia ka mundur Qipron 2-0 dhe i ka dhënë mundësinë Shqipërisë që të jetë e qetë, pasi do të mbajë të paktën qipriotët poshtë në këtë klasifikim.
Në situatën aktuale, Greqia është e treta më e mirë me 6 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 3 dhe Qipro e Mali i Zi me 1, por ky i fundit ka edhe një ndeshje për të luajtur.