TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar në shtator opozita braktisi punimet e Kuvendit, duke vijuar angazhimet e saj në terren. Pavarësisht thirrjeve të maxhorancës, që opozita të ishte e pranishme në Kuvend, kjo e fundit ka refuzuar. Por siç duket lëvizje të reja vijnë nga Partia Demokratike.
Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se sot në orën 10:00 do të mblidhet Kryesia e grupit parlamentar, ndërsa në 10:30 grupin parlamentar i PD-së. Po ashtu mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë fakti se çfarë do të vendoset për marrëdhëniet me parlamentin, nëse PD do të kthehet në seancë si dhe zgjedhjet lokale. Këto të fundit kujtojmë se janë caktuar më 30 qershor.
Të enjten e kaluar kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjesë e diskutimeve në Kuvend, pasi do të diskutohet buxheti për 2019-ën.