TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mëngjesit të sotëm kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me banorët e Astirit, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Kryemadhi ka dëgjuar nga afër shqetësimin e banorëve, lidhur dëmshpërblimin që kërkojnë nga Bashkia e Tiranës.
Ata i kërkuan Kryemadhit mbështetjen për kërkesat e tyre, dëmshpërblim 100 % sipas vlerës së tregut.
Pak ditë më parë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi takim me banorët e Astirit, i cili akuzoi Ramën dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për situatën e krijuar. TPZ.AL