TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë mbyllur takimet e programuara për sot në Ligën e Kombeve dhe ndeshja kryesore e orës 21:00 ishte ajo mes Gjermanisë dhe Holandës. “Pancerat” nuk kishin asnjë objektiv për këtë sfidë, pasi as fitorja nuk iu bënte punë, ndërsa Holanda mjaftohej me një pikë për të marrë kreun e grupit.
Djemtë e drejtuar nga Johakim Lëvit e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme kundër “Tulipanëve”, duke u shënuar 2 herë në pjesën e parë. Por Holanda barazoi në gjashtë minutat e fundit me anë të Promes dhe Van Dajk, duke marrë kreun e grupit dhe duke rrëzuar Francën, kampione bote.
Në takimet e tjera, triumfuese kanë dalë kombëtaret e Maqedonisë, Republikës Çeke dhe Norvegjisë, ndërsa Danimarkë-Irlandë, Bulgari-Slloveni dhe Lihtenshtejn-Armeni janë ndarë në barazim.
REZULTATET
Gjermani-Holandë 2-2
9’ Verner, 20’ Sane / Promes 85′, Van Dajk 90+1′
R. Çeke-Sllovaki 1-0
32′ Shik
Danimarkë-Irlandë 0-0
Bullgari-Slloveni 1-1
Ivanov 69′ / Zajc 75′
Qipro-Norvegji 0-2
36′ Kamara, 48′
Maqedoni-Gjibraltar 4-0
27′ Bardhi, Nestorovski 67′ 80′, Trajkovski 90′
Lihtenshtejn-Armeni 2-2
Bushel 44′, Hasler 47′ / 9′ Adamian, Karpetian 85′