AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 10:15

Shkatërrohet banda e trafikantëve me 20 anëtarë dhe 1 mln euro pasuri, mes tyre dhe shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikantëve me 20 anëtarë dhe 1 mln

Policia italiane ka finalizuar një operacion, ku në përfundim të tij janë arrestuar 20 persona pjesë e një grupi kriminal, ku bënin pjesë dhe disa shqiptarë.

Sipas mediave vendase, operacioni u krye midis tre shteteve, Italisë, Spanjës dhe Austrisë. Më tej mësohet se këta persona funksiononin si grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete. Grupi i të arrestuarve përbëhet nga shqiptarë, moldavë, ukrainas si dhe italianë.

Autoritetet kanë nisur kontrollet për verifikimin e pasurive dhe dyshimet janë se pronat e tyre mund të llogariten deri në 1 milion euro pasuri.