AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 09:06

114 mijë euro në bagazhin e makinës, prangosen 2 shqiptarët në Bari

114 mijë euro në bagazhin e makinës, prangosen 2 shqiptarët

Policia italiane ka arrestuar në portin e Barit një shqiptar dhe një kosovar, pasi në makinën e tyre u gjetën 114 mijë euro të padeklaruara.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët e kishin fshehur shumën e parave brenda në bagazh, duke tentuar t’i nxirrnin nga Italia.

Autoritetet italiane sekuestruan 114 mijë euro, ndërsa shqiptarët kanë kërkuar të paguajnë masën e gjobës.

Tashmë policia ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e parave të sekuestruara në Bari. TPZ.AL