AKTUALITET, 24 Mars 2020, 15:26

Ministrat e BE japin dritë jeshile për negociatat, ambasadorja amerikane: SHBA do të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat për anëtarësim

Ministrat e BE japin dritë jeshile për negociatat, ambasadorja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ dimplomatja amerikane theksoi se ky vendim i BE tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.

Mes të tjerash ajo theksoi se, SHBA-të do të vijojnë të mbështesin reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.

“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1242451955320066051