TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilëson vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë një lajm shprese për shqiptarët.
Kryemadhi shkruan në rrjetet sociale se, tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për mbrojtjen e shtetit, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.
“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. ????”, shkruan Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/2715576585221733