AKTUALITET, 24 Mars 2020, 15:37

Një rast i ri me koronavirus në Fier, konfirmohet pozitiv punonjësi i Thesarit

Një rast i ri me koronavirus në Fier, konfirmohet pozitiv


Një tjetër rast i ri me koronavirus  është konfirmuar këtë të martë në Fier.

Raportohet se  një nënpunës i degës së Thesarit në Fier ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i degës së thesarit të Fierit ndodhet në karantinë.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier ka shkuar në 13 qytetarë.