AKTUALITET, 9 Maj 2019, 16:35

Rama gjen Toskanën e dytë në Vlorë: Në 15-20 vitet e ardhshme kjo zonë do jetë mrekulli (VD)

Rama gjen Toskanën e dytë në Vlorë: Në 15-20 vitet e


Kryeministri Edi Rama, sëbashku me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ishin sot në mjediset e thertores. Rama teksa bisedonte me pronarin e këtij biznesi foli për mesat e reja për sigurinë ushqimore, por dhe për agroturizmin.

Rama tha se Shushica është zona më e mirë për agroturizm. Numri një i qeverisë nuk nguroi që ta krahasonte dhe me Toskanën e Italisë.

“Unë mendoj se kjo zonë rrugën e ka bosht, natyrën e ka fantastike, do jetë në 15-20 vitet e ardhshme një mrekulli, si Toskana. Kjo zonë me agroturizëm do të bëhet një zonë fantastike. Tursitët vërtetë vijnë në det, por kanë nevojë dhe për atraksione të tjera” u shpreh Rama.

Kujojmë se pak kohë më parë teksa vizitonte Roskovecin, Raam tha se ajo zonë ishte shumë e bukur dhe ngjante njësoj si Toskana, duke e krahasuar për potencialin për agroturizëm.