TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke iu kthyer edhe një herë debatit të madh të përdorimit të maskave, si një nga masat mbrojtëse kundër koronavirusit, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan sot se Rama është qartësisht kundër ekspertëve.
Me një shënim në faqen e tij në “Facebook”, teksa poston një shkrim të publikuar të alarmit të dhënë nga shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave pasi virusi qëndron në ajër, Vasili ka pyetje direkte për Kryeministrin: Po përgjegjësi për jetën e rrezikuar të njerëzve a mban Edi Rama për ato që thotë?
Postimi i Vasilit
Edi Rama: “MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE”.
EDI RAMA pra eshte qartesisht kunder eksperteve per maskat.
Cfare eshte Edi Rama ekspert?
Po pergjegjesi per jeten e rrezikuar te njerezve a mban Edi Rama per ato qe thote?