TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë konfirmuar me koronavirus edhe dy policë të tjerë në Tiranë duke e çuar në tre numrin total të efektivëve të prekur në kryeqytet.
abcnews.al raporton se bëhet fjalë për një polic që shërbente si oficer roje tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë si edhe një efektiv në Vorë.
Nuk dihet se si policët e kanë marrë virusin, ndërsa mëngjesin e sotëm u raportua për një tjetër polic të prekur në Tiranë.
Bëhet fjalë për një efektiv që shërbente për pritjen e qytetarëve tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.