AKTUALITET, 9 Prill 2020, 11:24

Nga taksitë tek fizioterapistët, zgjerohet numri i bizneseve që përfitojnë pagën e luftës. Rama flet për vendimin e ri

Nga taksitë tek fizioterapistët, zgjerohet numri i bizneseve që


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zgjerimin e paketës për personat që do të përfitojnë pagën e luftës.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama pohon se pagën do ta përfitojnë biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi , bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi.

Në të njëjtën kohë Rama njofton se verifikimi i aplikimeve dhe lëvrimeve të pagave të luftës vijon përditë.

Postimi i Ramës:

?PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA

? VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS

? BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKINASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHIHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR

*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit.

Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim