TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoni pas rasteve të identifikuara me koronavirus. Një 27-vjeçare, e cila rezultoi positive me koronavirus, ka humbur jetën një javë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, mjeku shqiptar Aliriza Osmani ndau të dhënat e fundit nga Kumanova, teksa u shpreh se ky virus nuk kursen më askënd.
“ Në Kumanovë për momentin, në përgjithësi është gjendje stabile. Nuk është një situatë e vështirë. Një 27- vjeçare ka lindur para një jave dhe sot ndërroi jetë. Ishte e konfirmuar me COVID-19.
Nuk e ka transferuar te foshnja virusin. Virusi nuk bën një farë zgjedhje prej moshës. Lindja ka qenë e vështirë dhe është kryer lindje cezariane”,– u shpreh mjeku Aliriza Osmani.
Përsa i përket gjendjes së personelit mjekësor mjeku shqiptar u shpreh se një numër jo i vogël mjekësh kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.
“Unë jam në repartin e infektivit në Kumanovë. Kemi patur katër infektologë.
Dy kanë dalë pozitivë nga testi. Gjithashtu edhe një mjek tjetër. Një anestezist dhe një urolog kanë rezultuar pozitivë gjithashtu. Unë kam kryer dy teste dhe ka