AKTUALITET, 9 Prill 2020, 10:19

New York-u tejkalon Spanjën me numrin e të infektuarve me koronavirus, mbi 2 951 raste më shumë

New York-u tejkalon Spanjën me numrin e të infektuarve me koronavirus,


Shteti i Nju Jorkut ka tejkaluar Spanjën sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara. Shteti i SHBA-ve numëron sot 151,171 raste të konfirmuara, ndërsa Spanja numëron 148,220 raste me koronavirus.

Italia tashmë renditet në vendin e tretë, me 139,422 raste të konfirmuara me Covid-19, por vazhdon të mbajë vendin e parë sa i përket numrit të viktimave.

Si pasojë e koronavirusit, në Italinë fqinje deri më tani kanë humbur jetën 17,669 persona.

Ndërsa, numri i të infektuarve në të gjithë Amerikën ka shkuar në 435,160 , ndërsa personat që kanë humbur jetën janë 14,797.

SHBA-të janë përgatitur këtë javë për atë që një zyrtar e quajti “javën me pikun e vdekjeve” si pasojë e koronavirusit dhe pa një rekord prej 1900 vdekjesh të reja të martën.

Vendet evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën që janë edhe më të goditurat, kanë filluar të konsiderojnë lehtësimin e masave, por numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë.