AKTUALITET, 9 Prill 2020, 10:24

1,5 milionë të infektuar në të gjithë botën me koronavirus, mbi 88 mijë viktima

1,5 milionë të infektuar në të gjithë botën me


Deri tani, në mbarë globin, regjistrohen si të infektuar me Covid-19, 1 518 783 persona.

Ndërsa, janë shëruar tashmë nga Covid-19, 330 590 vetë.

Shtetet e Bashkuara mbajnë rekord të personave të infektuar me koronavirus, me 435 128 të tillë dhe ka 14 795 viktima si pasojë e virusit.

Më pas për nga numri i të infektuarve me Covid-19, vjen Spanja (148 220 persona), Italia (139 422), Gjermania, Franca, Kina, Irani, Britania e Madhe, Turqia etj.

Në Shqipëri deri tashmë janë 400 të infektuar me koronavirus, e regjistrohen 22 viktima nga Covid-19.