AKTUALITET, 9 Prill 2020, 11:05

Shkon në 409 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri,nëntë raste të reja në 24 orët e fundit

Shkon në 409 numri i të prekurve me koronavirus në


Duket se kurba e prekshmërisë nga koronavirusi është sheshuar në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 9 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 409.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Deri më tani numërohen 22 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa vijon rritja e numrit të të shëruarëve.

Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve

11 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 165 numri i të shëruarve

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste

– Durrës 38 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 45 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.