TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Jo komunizmit, krimit, korrupsionit, votimeve moniste, jo 6%!”, kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.
Ai fton qytetarët që të bashkohen përpara godinës së Bashkisë mesditën e sotme, pasi pritet që të bëhet betimi i Rakip Sulit, të zgjedhurit nga votimet e 30 Qershorit, ish-deputetë në PS, i cili la Kuvendin për Kamzën.
Për të shmangur përplasjes betimi i Sulit pritet të bëhet në godinën e prefektes së Tiranës, gjë që sipas demokratëve është tërësisht në shkelje të ligjit.
Nuk dihet ende se sa do të vijojë rezistenca e demokratëve në Kamzë që është bastion i tyre, ku edhe pjesëmarrja e zgjedhjeve në 30 Qershor, më pak se 10% e tregoi mungesën e përkrahjes ndaj socialistëve.
Një tjetër Bashki në të cilën pritet që të ketë rezistencë është ajo e Shkodrës, ku Voltana Ademi ka deklaruar se qyteti nuk do t’iu jepet bandave.
