TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Burg edhe për zaptuesit e plazheve”. Është ky paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama i cili teksa komenton operacionin e policisë për lirimin e plazheve publike, thekson se me ligjin aktual ata nuk pësojnë asgjë.
Ligji i ri për vijën bregdetare, shton kryeministri në një status në Facebook, do t’i ndëshkojë ata me heqje lirie.
“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit. Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri për vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie”, shkruan Rama.
Në shtator qeveria do të dërgojë në Kuvend një ligj i cili iu heq bashkive administrimin e plazheve dhe vijës bregdetare dhe ia kalon qeverisë.
Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si të dobët dhe abuziv.
“Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve duke nisur nga tregtarët, tek ata që zaptojnë plazhet, zyrtarët shtetërorë etj”, ka thënë Rama.