TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ilir Kadia ka treguar momentin e ballafaqimit të Millosheviçit dhe Ramush Haradinajt në Hagë.
Ai shkruan se Haradinaj i ka dhënë Milosheviçit:” Ej,Sllobo!Nji me kta t’ kam mujt”. Sipas tij të dy ishte të shoqëruar nga ushtarë të tij.
Këtë histori Kadias ia ka treguar Rexhep Selimit , një nga ushtarët e UÇK-së.
Postimi:
Ramushi dhe Milosheviçi në Hagë!
Në korridoret e Gjykatores të Hagës Milosheviçi, me dy gjeneralë shoqëruar, përballë Ramushit,edhe ai me dy bashkëluftëtarë në krah. Gjenaralët e Milosheviçit kapërdisur e ngrefosur si ai!Thua ishin para kamerave në paradë! Këta tanët me supe të rënë të dy,lodhur e mpakur!
Milosheviçi po i qesendiste me sy kur Ramushi i thotë:
-Ej,Sllobo!Nji me kta t’ kam mujt!
Rexhep Selimit deputetit të Kosovës që tregoi historinë në breg të detit në Jalë, veshur me rroba banjo, i thashe të mos ma kish thënë nëse nuk ish e vertetë por Mentor Beqja tha se Rexhepi kish qënë një nga luftëtarët e zbuluesit e mëdhenj të UÇK-së dhe nuk bënte shaka me kësi gjërash.