AKTUALITET, 16 Mars 2019, 09:59

Protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës,saldohet hyrja e kryeministrisë

Opozita zhvillon sot protestën e radhës kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 para selisë së kryeministrisë.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Në Shkodër autobusët me protestues janë ndaluar nga policia, e cila i ka kontrolluar ata duke u kërkuar mjetet e identifikimit.

Ende nuk ka një numër të saktë të protestuesve që janë nisur sot për protestë, por sipas të dhënave të deritanishme, të Partisë Demokratike numri i tyre është mjaft i lartë nga të gjitha qytetet e vendit.

“Deget e PD në rrethe raportojne per pjesemarrje shume te larte te qytetareve ne protesten e ores 11.00 sipas informacioneve qe kane derguar ne qender nga qarqe te ndryshme te vendit jane nisur me shume se 60 mije protestues”.

Ja shifrat sipas rretheve 

Qarku Shkodër – 9200

Qarku Lezhë – 7000

Qarku Kukës – 4100

Qarku Dibër – 3500

Qarku Durrës – 9500

Qarku Elbasan – 7800

Qarku Berat – 3400

Qarku Fier – 5600

Qarku Vlorë – 5000

Qarku Gjirokastër – 2000

Qarku Korçë – 4500

Ndërkohë Kryeministria është blinduar sot nga forca të shumta të policsë dhe nga punonjësit e gardës.

Që prej mbrëmjes së djeshme dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit. Po kështu rreth e rreth Kryeministrisë është vendosur një rrethim.

Balloma-Kryeministria-veshja-saldimi

kryeministria1

kryeministria3