AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 16:08

Qeveria e re e Kosovës, dy postet që mund t’i besohen Vjosa Osmanit

Qeveria e re e Kosovës, dy postet që mund t’i besohen Vjosa

Kosova zhvilloi një ditë më parë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku forcë e parë politike doli “Vetëvendosja” e Albin Kurtit, ndërsa pas saj renditet LDK-ja.

Ndërsa ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, gazetari Ben Andoni tha se fitorja e VV-së nuk ishte diçka e papritur.

Sa i takon ftesës që Kurti i bëri LDK-së për bashkëqeverisje,, Andoni theksoi se kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani në Koalicion me Vetëvendosjen mund t’i besohen dy poste si zv.kryeministre apo ministre e Jashtme.

“Rezultati nuk është se ishte i papritur për VV dhe LDK. LDK është më poshtë se në 2017, por është shumë lart në raport me faktin se ka larguar një krizë vitale. Kosova është e ngopur me premtimet nga partitë e luftës. Tani fillon puna më e vështirë e Vetëvendosjes. Albin Kurti është krejt i qartë në pozicionin e tij. Vjosa Osmani do të këtë një luftë të madhe për gjetjen e vendit të saj në parti. Pozicioni që mund t’i jepet, patjetër është pozicionin i zv.kryeministres dhe nga ana tjetër e ministres së Jashtme”-tha Andoni, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.