AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 13:49

Digjen dy makina në Tiranë, njëra në pronësi të avokatit të njohur

Digjen dy makina në Tiranë, njëra në pronësi të


Gjatë mbrëmjes së djeshme janë djegur dy automjete nw zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Një prej mjeteve të djegura është në pronësi të Loren Lico me profesion avokat, por që e kishte në përdorim nëna e tij, Arjana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Mjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhe me kapuç, i cili afrohet mjetit golf 6 në pronësi të Licos dhe pasi e spërkat i vë zjarrin dhe largohet me vrap.

Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta, pasi flakët u fikën menjëherë nga kalimtarët te cilët ndërhynë sapo panë flakët.

Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të cilën përdori autori për të spërkatur makinat.

(Foto ilustruese)