AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 15:00

‘Kosova shpall rezultatin pas dhjetë orësh, Shqipëria pas 27 ditësh’, nuk përmbahet rrjeti, plasin memet

Zgjedhjet në Kosovë kanë qënë kryefjala e dy ditëve të fundit në Shqipëri. por më shumë sesa përfundimi në Shqipëri bëri përshtypje procesi, i cili u mbyll brenda një dite.

Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë problem, të rregullta, të lira dhe mbi të gjitha votat u numëruan shumë shpejt. Dhe pikërisht për këtë arsye ka plasur ironia në rrjet.

Faqet e memeve kanë gjetur terren për të ironizuar politikën shqiptare, e cila duket se është ende larg asaj të Kosovës.