TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Rinia në Durrës. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se gjatë një sherri me dy të rinj njëri ka mbetur i plagosur.
I riu ka qëlluar me gërshërë në kokë shtetasin me iniciale E.I, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
“Më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D., 25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç, banues në fshatin Rinia, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije Policia.