AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 15:40

Ministri i Brendshëm gjerman: Europa do të përballet me një fluks më të madh emigrantësh së në 2015

Ministri i Brendshëm gjerman: Europa do të përballet me një

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka paralajmëruar sot se, numri në rritje i refugjatëve në ishujt grekë tregon se mund të ketë një fluks edhe më të madh të emigrantëve në Europë sesa në 2015.

Seehofer kërkoi më shumë solidaritet nga partnerët e BE-së për të zgjidhur çështjen e emigracionit, në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Ne duhet t’i ndihmojmë më shumë partnerët tanë europian që të kontrollojnë kufijtë e jashtëm të BE-së. Ne i kemi lënë ata vetëm për një kohë të gjatë. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne do të shohim një valë refugjatësh si në 2015, mbase edhe një valë më të madhe se katër vjet më parë”, deklaroi ministri gjerman, Seehofer.

Shumë emigrantë përpiqen të përdorin rrugën nga brigjet e Egjeut të Turqisë drejt ishujve grekë si një portë hyrëse në Europë.

Gjermania ka pranuar më shumë se një milion refugjatë në 2015 dhe 2016, por pas këtyre viteve numri i migrantëve ka shënuar një ulje .

“Së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përsëritjen e këtij fluksi migrantësh”, Seehofer deklaroi.